75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 31 Gusht 2021 / AR

Ka qenë e abuzuar nga një djalë, Dafina tregon mesazhin e fuqishëm të këngës ‘Duro’

Dafina Zeqiri njihet për hitet e saj të panumërta.

Këngëtarja po tregohet mjaftë e afërt me ndjekësit e saj, për të cilët sjell mesazhe vetëdijësuese, shkruan Indeksonline.

Kënga ‘Duro’, është njëra me të cilën bëri ‘boom’ duke marrë miliona klikime.

Teksti i kësaj kënge sipas saj është i frymëzuar nga marrëdhënia e saj me një djalë vite më parë.

Përmes një postimi në Instastory ajo dha detaje.

‘Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’. Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop!’, përfundoi ajo./Indeksonline/