75 Mall Live Search
22:25 / E Hënë, 05 Janar 2026 / B XH

“Ka qenë në afekt”, Edi i kërkon falje publikut dhe produksionit për fjalët fyese

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Eduart Kuçi-Edi, i ka kërkuar falje publikut dhe produksionit lidhur me fjalët e përdorura.

“Unë jam kon pjesë e efektit, kështu që publikut por edhe BIG-ut normalisht që ma kanë dhënë mundësinë e dytë të futem këtu brenda, kërkoj falje se ka qenë momenti afekti edhe ato fjalë unë kurrë nuk i kisha nxjerrë”, deklaroi Edi.

Sonte në spektaklin më të madh në vend po zhvillohet PRIME-i i radhës.

Si shkak, i gjuhës dhe kërcënimit të tij ndaj Arditit, Edi ka shkuar në nominim duke lënë në dorë të publikut fatin e tij.

Mbetet të shihet se si do të vendos publiku, nëse ai do të qëndrojë apo do të del nga shtëpia më e madhe në Kosovë.