Ka qenë pjesë e Gjermanisë, mesfushori s’e harron vendlindjen dhe zgjedh të luajë për Kombëtaren e Sirisë

Kjo mund të duket një surprizë e vërtetë, por Mahmoud Dahoud ka vendosur të luaj për Kombëtaren e Sirisë në të ardhmen.
Sipas Sky Sport DE, mesfushori i Stuttgartit (i huazuar nga Brightoni) tashmë ka njoftuar Kombëtaren e Sirisë për vendimin e tij, shkruan Indeksonline
“Më erdhi idja të luaja për Sirinë. Unë u rrita në Gjermani, kalova jetën time këtu dhe jam krenar që kam laujtur për Kombëtaren e të rinjëve dhe Kombëtaren e të rriturve. Gjermania është shtëpia ime.

“Siria është vend i origjinës së familjes sime dhe në fund të fundit edhe vendi im i lindjes”, u shpreh Dahoud.
Gjatë vitit 1996, 28-vjeçari u largua nga vendlindja e tij, Amuda nga Siria së bashku me prindërit e tij.
Ai ishte pjesë e grupmoshave të reja të Gjermanisë dhe luajti dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë dhe Republikës së Çekisë.
Kujtojmë që 28-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga me Stuttgartin ka zhvilluar 6 ndeshje dhe ka shënuar një gol./Indeksonline/