75 Mall Live Search
19:50 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / AR

Ka shumë fëmijë që forcat serbe në vitet 1998-1999, ua shuan ëndërrat…

Historia e vogëlushit, Leotrimit, padyshim që i preku zemrat e të gjithëve. Ai u vra kur ishte 7-vjeç nga forcat serbe në duart e nënës së tij, shkruan Indeksonline.

Por kjo histori nuk është e vetme. “Ka shumë #Leotrima që forcat serbe në vitet 1998-1999, ua shuan ëndërrat fëmijërore…“, kështu e nisi një rrëfim gazetarja kosovare, Jehona Zhitia.

Bëhet fjalë për Lulzim Rexhepin i cili u vra nga forcat serbe në moshën 4-vjeçare.

Postimi i plotë:

Ka shumë #Leotrima që forcat serbe në vitet 1998-1999, ua shuan ëndërrat fëmijërore…

KOVAÇICË- Shalë e Bajgorës

U nisëm me një traktor në Spitalin Ushtarak në fshatin Kovaçicë, bashkë me Hashimin edhe Mentorin djalin e dajës tim qē edhe ai ishte ushtar i UÇK-së, Mentor Imeri.

Nuk e harroj kurrë atë natë me shumë shi, ku në atë spital e takova edhe vendasen time Bahrije Kasumi e cila ishte plagos rëndë në kambë.

Bashkë përjetum tmerr e dhimbje.

Aty e sollën një fëmijë 4 vjeç i cili ishte plagos n’krahët e nanës së tij #Naimes nga fshati Dobratin. Naimja erdhi e tmerrume bashkë me kunatin e saj dhe djalin e saj t’plagosur që po e mbante n’krah.

#Luli i vogël ishte plagos randë dhe po luftonte me jetën para syve tanë.

Aty ishte Dr.Faik Bllata që nuk kishte mundësi me shpëtu se nuk kishte kushte e as mjete për operim përveq një infuzioni me lugë që ja jepke nana e vet, por Luli i vogël lypke ujë kroni.

E kujtoj mirë edhe doktorin ulun jashtë n’prag t’derës që vujti e derdhi lot bashkë me neve.

Ishte hera e parë për mu që e pērjetojsha një vdekje e fryma mu nalke prej vajit kur e pashë me sytë e mi atë femijë që ndrroj jetë aq qetë e aq dhimbshëm.

Para syve e kam kur nana e tij për s’vdekuri ja vnoj kapelën n’kokë, ja veshi jaknën, ja mbathi qizmet djalit t’saj, e mori ngryk n’krahë dhe bashkë me kunatin e saj u nisën.

Naimja kur erdhi at ditë na kallxoj që mes plumbave e kishte lan edhe qikën e vogël në beshik bashkë me nanën e saj, ku ma vonë e kam kuptu prej Bahrijes që nanën ja kishin vrarë.

Pjesë e shkëputur nga rrëfimi i Vjollca Izmakut….

#Lulzimi ishte fëmiju i motrës së bashkëshortit tim #Naimes, e cila nga vuajtjet e mëdha që përjetoj në luftë u prek nga një sëmundje e rëndë dhe ndrroj jetë në moshë të re. Ajo sigurisht tash është bashkë me #Lulin, engjullin e saj të cilin forcat serbe ja vranë në duar, bashkë me nënën( gjyshen e Lulit).

May be an image of 1 person, monument, outdoors and text that says '1 LUL ZIM 28 10 1994 27 1999 IPATORI SERB'
May be an image of 1 person