Ka shumë para? Meghani ndihet në faj

Në episodin e fundit të podkastit të saj, “Confessions of a Female Founder” i cili u publikua më 27 maj, Meghan Markle mirëpriti Sara Blakely, e cila u bë miliardere pasi krijoi Spanx.
Gjatë bisedës, dukesha e Sussex zbuloi një frikë. Meghan është nervoze pasi ka para të mjaftueshme.
Ajo bëri çmos që ta shndërronte gabimin e saj të mundshëm në një moment feminist duke thënë se gratë i mësojnë të mos flasin fare për paratë. Markle më pas pranoi se ndjente “shumë faj” për faktin që kishte para, ndërsa lufton gjithashtu për të hequr qafe “mentalitetin se nuk do të kem kurrë mjaftueshëm’”.
Dukesha u përgjigj: “Mendoj se ne grave na mësojnë të mos flasim fare për paratë dhe ndihesh në faj të kesh shumë,” vazhdoi Meghan. “Dhe në të njëjtën kohë, ekziston një mentalitet i mungesës si p.sh., ‘Nuk do të kem kurrë mjaftueshëm’.”