75 Mall Live Search
15:13 / E Martë, 07 Korrik 2026 / Z S

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

Profesori amerikan Edward Joseph ka zhvilluar një takim në Prishtinë me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur Joseph përmes rrjeteve sociale.

“Një takim i mrekullueshëm kokë më kokë në Prishtinë me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë kaq shumë për të ruajtur marrëdhëniet me SHBA-në. Ajo ka ende shumë për t’i dhënë vendit të saj”.