75 Mall Live Search
11:31 / E Premte, 16 Janar 2026 / G T

Ka shumë punë për të bërë, Arbeloa sot e çeli zyrën e Real Madridit në orën 7:00 në mëngjes

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, e ka nisur sot punën shumë herët.

Kamerat e gazetarit, Daniel Martinez, e kanë kapur ish-futbollistin duke u futur në zyrat e klubit madrilen në orën 7:00 e mëngjesit, shkruan Indeksonline

Arbeloa ka nisur punën te Real Madridi gjatë këtyre ditëve, pasi u shkarkua Xabi Alonso.

Në ndeshjen e tij të parë, Arbeloa e eliminoi klubin mbretëror nga Copa del Rey.

Andaj ai ka shumë punë për të bërë brenda këtij sezoni, pasi është në garë në dy kompeticionet, si La Liga dhe Champions League./Indeksonline/