Ka të reja për Icardin, vije njoftimi nga Interi
Mauro Icardi më në fund do të rikthehet në stërvitje. Skuadra italiane do ta ketë në stërvitjet e nesërme yllin argjentinas.
Vetëm tetë lojtarë do të jenë nesër në qendrën stërvitore në Appiano, në mesin e tyre edhe Icardi.
Sulmuesi i njohur po i mungon skuadrës që nga 13 shkurti pas disa problemeve që kishte me drejtuesit e klubit, por edhe më një lëndim.
Synimi i Icardit është përgatitja fizike për të qenë i gatshëm për derbin me Lazion.
Madje, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë bisedime mes lojtarit e klubit për kontratën e re.
Synimi i gruas së tij është vazhdimi i kontratës edhe për 4 vite të tjera./Indeksonline/