75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Ka vdekur Harry Hains, në moshën 27-vjeçare

Harry Hains, djali i yllit të “Mission: Impossible” Jane Badler, ka vdekur në moshën 27 vjeçare.

Badler postoi një foto të djalit të tij në Instagram, kështu duke e konfirmuar rastin, shkruan Indeksonline.

“Më 7 janar vdiq djali im i bukur”, shkroi aktorja.

Ajo tha se ai ishte vetëm 27 vjec, dhe kishte botën në këmbët e tij. Por fatkeqësisht luftoi me sëmundje mendore dhe varësi nga droga.

Më tutje aktorja tha se do ta marrë malli për të.

Harry Hains ishte aktor, muzikant dhe model i njohur ndërkombëtarisht.

Ai kishte dalë në revista të modës në të gjithë botën, si nga ato amerikane, italiane e deri te ato kineze./Indeksonline/