10:25 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ka vdekur princi Henrik i Danimarkës

Princi Henrik i Danimarkës, burri i mbretëreshës Margrethe II, vdiq në natën e së martës vonë, njoftoi pallati gjatë mëngjesit të sotëm.

Henrik, 83 vjeç, vdiq në Pallatin e Fredensborgut në orën 23:00, thuhet në një njoftim të shkurtër në faqen e Pallatit, duke shtuar se ai ishte i rrethuar nga mbretëresha Margrethe dhe dy djemtë e tyre, shkruan Indeksonline.

Henrik është shtruar në spital që nga janari për infeksion të mushkërive dhe u lirua të martën për të “kaluar ditët e tij të fundit në shtëpi”, tha të martën pallati.

Lindur më 11 qershor 1934, pranë Bordeaux, Francë, Henrik u martua me Margrethe.Çifti ka dy djem, Princi i Kurorës Frederik dhe Princi Joakim dhe tetë nipër e mbesa./Indeksonline/