08:22 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Ka virus”, Mozzik jep mesazh sensibilizues

Me rritjen e numrit të infektuarve në vend me Covid-19, Qeveria e Kosovës ka marr masa të rrepta për parandalimin e pandemisë.

Njëra nga to është bartja e maskave e cila është obligative, pastaj dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës, shkruan Indeksonline.

Një mesazh për vetëdijesimin e qytetarëve e ka dhënë edhe reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik përmes një postimi në Instagram.

Ndryshe nga bashkëvendasi i tij, Labi i cili kohë më parë tha që nuk ka virus dhe se e gjitha është gënjeshtër, Mozzik tha se ka virus dhe bëri thirrje që të gjithë të mbajnë maska dhe t’i respektojnë rregullat.

“KA VIRUS #BrravoMoz Covid 19 e kemi kudo , iu lutem të gjithëve të mbani maskat! Respektoni rregullat! Edhe njëherë KA VIRUS”, ka shkruar Mozzik në postim./Indeksonline/