75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Ka vite që e kërkon Milani, mesfushori zgjedh të luaj për Henryn

Mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas, thuhet se ka rënë dakord për një transferim në Ligue 1, te Monaco, njofton “Goal.com”. 31-vjeçari është duke hyrë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes me blutë e Londrës.

Milani është gjithashtu në ndjekje të spanjollit, teksa po përpiqet të sigurojë fondet për transferimin dhe pagat, që në janar.

Trajneri Gennaro Gattuso shprehu zhgënjimin e tij me situatën, javën e kaluar, teksa kufizimet e “fair ply financiar” e pengojnë Milanin të bëjë nga investime të rëndësishme në lojtarë.

“Ne kemi kushtëzime, nuk mund të bëjmë atë që duam, – tha Gattuso për “DAZN”. – Klubi ka qenë i qartë, Fabregas është një lojtar i rëndësishëm, por i kemi duart e lidhura”.

Te Monaco, Fabregas do të gjendte trajnerin Thierry Henry, i cili ishte shoku i spanjollit, kur të dy luanin me Arsenalin, në mes të viteve 2003 dhe 2007.

Fabregas do të sigurojë një shtytje shumë të nevojshme për Henry, i cili ka duruar një kohë të vështirë, që kur mori drejtimin e Monaco në tetor.

Henry ka humbur gjashtë nga nëntë ndeshjet e tij në klubin e Ligue 1, ku Monaco renditet në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit.

Pavarësisht nga dëshira e Fabregas për të kërkuar një largim të shpejtë, Sarri dëshiron që spanjolli me përvojë të qëndrojë. “Do të ishte vërtet një problem pa Cesc, – tha Sarri javën e kaluar.

– Dua që ai të qëndrojë, nuk e di vendimin përfundimtar të Cesc dhe klubit, natyrisht. Por, për mua është shumë e rëndësishme nëse Cesc do të qëndrojë. Nësi ikën, duhet të blejmë patjetër një tjetër lojtar dhe kjo nuk është e lehtë sepse, teknikisht, Cesc është shumë i rëndësishëm”.