16:06 / E Martë, 28 Mars 2023 / mp

Kaos në komision për buxhet, po diktohet procesi i përzgjedhjes së guvernatorit

Teksa po diskutohet lista e kandidatëve për guvernator të BQK-së, në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa e devijojnë mbledhjen me pyetje pse nuk është zgjedh zëvendës guvernator, pse është heq nga lista  guvernatorit aktual Fehemi Mehmeti.

Për këtë të fundit që është larguar nga lista e kandidatëve kanë kërkuar shpjegim se me çfarë arsye është hequr nga lista.

Anëtarja e këtij Komisioni Duda Balja iu ka drejtuar me pyetje kryesuesit të bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja për guvernatorin aktual Fehmi Mehmeti për procesin e tij një herë ka hy në listë e mandej është heq.

 Ndërsa Nurboja ka thënë se për hir të procedurave atij iu është lejuar të kandidoi por në vlerësim ata e kanë vlerësuar se ai për shkak të një komunikate të lëshuar më herët është konstatuar se e ka mashtruar opinionin publik me të dhëna të rrejshme. Ku sipas Nurbojës ai më pastaj e ka pranuar që ka dhënë informata të pasakta. /IndeksOnline/