Kabashi bën hap të madh në karrierë, transferohet te skuadra e madhe suedeze

Futbollisti kosovar, Arian Kabashi, ka bërë hap të madh në karrierë, pasi është transferuar te gjiganti suedez Helsingborgs.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i Arianit, Negji Kabashi, transmeton Indeksonline.
Ai është transferuar te Helsingborgs nga skuadra e Dalkurdit.

Kabashi ka shfaqur formë të lart sa ishte pjesë e Dalkurdit, ku paraqitjet e tij ranë në syrin e disa skuadrave nga Suedia dhe jashtë saj, por që në fund ai vendosi ti bashkohet Helsingborgsit./Indeksonline/