Kabashi dhe Mulaj bashkë para qytetarëve për 28 nëntor

Dy kandidatët për deputetë nga LDK në Istog, Serbeze Kabashi-Muçaj dhe Besim Mulaj kanë bërë homazhe tek shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog. Dokoresha e njohur dhe ekonomisti në zë janë shoqëruar nga disa qytetatë në parakalimin e tyre në qytet. “28 Nëntori është një nga ditët më të rëndësishme në historinë e kombit shqipëtar, dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Kjo datë përfaqëson shekuj të tërë lufte, përpjekjesh dhe sakrificash për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar.
Për shqiptarët kudo në botë, 28 Nëntori dhe figura të mëdha si Ibrahim Rugova simbolizojnë qëndresën, krenarinë kombëtare dhe aspiratën për liri.
Kjo ditë ka një kuptim të shumëfishtë për shqiptarët: është ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe dita e daljes publike për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), e cila kurorëzoi aspiratat për liri dhe pavarësi të Republikës së Kosovës.
Sot ishim në homazhe tek Lapidari i dëshmorve dhe tek shtatorja e Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Urime të gjithëve shqiptarëve, kudo që janë” shkruan në Facebook doktoresha Kabashi./Indeksonline/