Kabashi-Muçaj në Banjë të Istogut: 9 shkurti do të jetë dita jonë

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Serbeze Kabashi -Muçaj, ka marrë pjesë në tubimin e radhës në Banjë të Istogut.
Kabashi -Muçaj, përmes një postimi në facebook u shprehëse fryma e unitetit dhe mbështetja masive për vizionin e LDK-së janë dëshmi e një ndryshimi të madh që po vjen.
Ndërsa theksoi se 9 shkurti do të jetë dita jonë.
“E jashtëzakonshme atmosfera në Banjë të Istogut! Fryma e unitetit dhe mbështetja masive për vizionin e LDK-së janë dëshmi e një ndryshimi të madh që po vjen. Projekte të qarta, shpresa e madhe – 9 shkurti do të jetë dita jonë!”, ka shkruar Kabashi-Muçaj.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Serbeze Kabashi -Muçaj kandidon me numër 78./Indeksonline/