Kabashi-Muçaj nga Cerrca e Rugovës: 9 shkurti është dita e fitores

Kandidatja e LDK-së për deputete, Serbeze Kabashi-Muçaj ka marrë përkrahje në fshatin Cercë.
Ajo ka shkruar se kthimi në nëndegën “Dr. Ibrahim Rugova” çdo herë shoqërohet me emocione të veçanta.
‘’Faleminderit për mirëpritjen madhështore Cerrca dhe Lubozhda.Kthimi në nëndegën “Dr. Ibrahim Rugova” çdo herë shoqërohet me emocione të veçanta.Vendlindja e atit themeltar të Republikës së Kosovës, s’ka se si t’mos frymoj rugovizëm.Shtëpia e Haki Rugovës e Isa Rexhës na tregon më së miri se ç’është atdhedashuria’’, ka shkruar Kabashi-Muçaj.

Nga kjo çerdhe e n’t’gjithë Kosovën, mesazhi ynë jehon qartë, ka shtuar ajo./Indeksonline/