Kabashi-Muçaj takohet me banorët e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit: Më 28 dhjetor – fitore, asgjë më pak!
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka qëndruar sot në Obiliq dhe në Fushë-Kosovë, ku ka realizuar takime me qytetarë të shumtë.
Teksa me qytetarët e Obiliqit, Kabashi-Muçaj u shpreh se nisën një rrugëtim shprese dhe zotimesh konkrete, me ata të Fushë-Kosovës ajo shpresoi se do t’u prijë e mbara.
“Më 28 dhjetor – fitore, asgjë më pak!” u shpreh ajo.
Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Kabashi-Muçaj bartë numrin 15 në listën e LDK-së.

