Kabashi-Muçaj viziton ekspertin Nazmi Hasanaj, i prezanton planin e LDK-së për bujqësi

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Serbeze Kabashi-Muqaj, ka kaluar pasditen në një vizitë në Istog te profesori Nazmi Hasanaj, ekspert i përmirësimit gjenetik të farërave dhe bashkëpronar i KOAL Seeds. Kabashi-Muqaj ka thënë se LDK-ja mbetet e angazhuar për mbështetjen e fermerëve, të cilët japin kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Kjo shoqëri tregtare u themelua në vitin 2014, nga një grup specialistësh, të motivuar të përmirësojnë cilësinë e farave në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë, sipas standardeve evropiane. Këtë synojnë ta arrijnë duke ofruar asistencë teknike dhe programe të përmirësimit gjenetik, në bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Angazhimi i vazhdueshëm, profesionalizmi i lartë, marrëdhëniet e drejtpërdrejta dhe besnike me fermerët dhe të gjithë operatorët e sektorit bujqësor do të bëjnë të mundur që bashkarisht t’i arrijmë këto objektiva. LDK mbetet e angazhuar për mbështetjen e fermerëve që japin kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Serbeze-Muqaj. /Indeksonline/