75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / A. M.

Kabineti i Shpëjtim Bulliqit, zbulohen emrat e drejtorëve!

Janë mësuar emrat e disa prej personave që pritet të jenë pjesë e kabinetit të kryetarit të ri të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Indeksonline mëson se ish-kandidati për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Ajet Potera, pritet ta udhëheqë Drejtorinë e Inspektoratit.

Ndërsa, drejtor i Arsimit do të emërohet, Avni Fetahu. Kurse, dikasterin e Financave do ta drejtojë, Fatlum Osmani.

Bajram Ajeti pritet që të jetë udhëheqës i Drejtorisë së Administratës. E, Marigona Lahu, Drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik.

Ndryshe, dje edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës.

Kryetari i ri, Shpejtim Bulliqi, ka  deklaruar se zyra e kryetarit do të udhëhiqet nga trajtimi i barabartë për të gjithë, nuk do të ketë ndasi në ne dhe ata.

Vlen të theksohet se zgjedhjet për kryetar të Podujevës janë mbajtur, më 29 nëntor, fitues i të cilave ka dalë Shpejtim Bulliqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.