15:39 / E Premte, 06 Gusht 2021 / k.v

Kaçanik/ Arrestohet një person, ushtroi dhunë në familje

Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar një informacion për një rast dhunë në familje, ka arrestuar një person dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacion policor.

I dyshuari A.L (M/K) 34 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte në familje, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj gruas së tij , XH.L ( F/K) e moshës 34 vjeçare , duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin dhe viktimën, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.L dërgohet në mbajtje për 48 orë .

Rasti mbetet për trajmim të mëtejmë hetimor, nga Sektori i Dhunës në Familje në Stacionin Policor në Kaçanik.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që, të raportojnë menjëhërë policinë për rastet e dhunës në familje, të lajmërojnë stacionin policor më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406