75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / MSH

Kaçanik: Babai sulmon djalin me probleme mendore

Një person dyshohet të ketë sulmuar djalin e tij, në Kaçanik.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, viktima, që dyshohet të jetë me probleme mendore, kishte tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij.

Këtu edhe ka ndërhyrë babai i viktimës, i cili e ka sulmuar atë.

“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari – djali, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./IndeksOnline/