75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kaçanik, gjendet një person pa shenja jete në oborrin e tij

Në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Kaçanik.

“Kaçanik 07.09.2020 – 21:05. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/