Kaçanik/ Një femër njofton policinë: Personi me të cilin bashkëjetoi më ka rrahur …

Ditë më parë një femër nga Kaçaniku ka njoftuar policinë se një mashkull ka ushtuar dhunë fizike ndaj saj.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.
“Kaqanik, 01.05.2021. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, vlerësohet në raportin e policisë./IndeksOnline/