Kaçanik/ Zhduket mërgimtari, kishte ardhur për pushime në Kosovë

Dje në fshatin Vatë të Kaçanikut është raportuar për një person të zhdukur.
Nga raporti i Policisë, i zhdukuri është mërgimtar nga Austria dhe kishte ardhur për pushime në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Vatë, Kaçanik 01.09.2021 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Viktima jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.
/Indeksonline/