Kaçanikasi si në filma aksion, i gjinden 10 pistoleta në veturë
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi të njëjtit pas kontrollit në veturën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë pistoleta të llojeve të ndryshme.
Sipas raporti të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i janë sekuestruar automjeti dhe tre telefona mobil.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit në automjetin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë (10) pistoleta të llojeve të ndryshme. Si prova materiale i është sekuestruar automjeti dhe tre telefona mobil, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit në Kaçanik nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Indeksonline/