75 Mall Live Search
16:32 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / A. M.

Kaçaniku bëhet me deputet, Milazim Salijaj i VV-së!

Kaçaniku sipas gjitha gjasave do ta ketë një përfaqësues në Kuvendin e Republikës.

Kësisoj, Miazim Salijaj i Lëvizjes “Vetëvendosje”, sipas raportimeve të fundit në media, thuhet se ka arritur mbi 8 mijë vota.

Ndryshe, nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, deri tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.85% apo 378,550 vota.

May be an image of 6 people, people standing, people sitting and outdoors

Sipas këtyre rezultateve, LVV-ja pritet t’i ketë 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës, pa votat e diasporës dhe atyre me kusht.