Kaçaniku: Devalvimi i lires turke, ka ndikuar në zbritje të çmimeve të produkteve turke
Selatin Kaçaniku ka vlerësuar se devalvimi i Lirës turke, ka bërë që të ketë zbritje të çmimeve të produkteve turke në blerjet me Euro, por sipas tij zbritja e çmimeve akoma nuk po vërehet në tregun e Kosovës.
Ai ka kërkuar nga Komisioni i Konkurrencës së lirë të reagojë dhe po ashtu MTI duhet ta mbrojë ekonominë nga dampingu dhe konkurrenca jolojale.
Postimi i Kaçanikut në Facebook:
Valuta / monedha / mjeti i pagesës i Turqisë ka devalvuar / ka rënë në vlerë prej rreth 7,2 Lira / 1 EUR, ose rreth 14 cent EUR për 1 Lirë. Kjo donë të thotë se çmimet e të gjitha produkteve ( prodhimet, mallrat e shërbimet ), në Turqi kanë shënuar ulje në raport me EUR, ulje kjo që për produktet në eksport është edhe më e lartë – për arsye të mbështetjeve të ndryshme të Qeverisë dhe të subvencioneve.
Ulja / zbritja e çmimeve akoma nuk po vërehet në tregun e Kosovës. Këto ulje / zbritje qytetari konsumator taksapagues akoma nuk po i shijon. Nuk po i shijon as te ofertat turistike, te aviotransporti, te shërbimet shëndetsore, te medikamentet, te…
A është fjala për mbrojjen e intereseve të ndokujt ose për kartelizim / monopolizim të tregut…duhet studiuar. Ajo që e di është se: – Komisioni i Konkurrencës së lirë duhet të reagojë MENJËHERË ! – MTI duhet ta mbrojë ekonominë nga dampingu, konkurrenca jolojale, manipulimi i i ekonomisë, i tregut, i bizneseve, i prodhimeve…dhe i qytetarit konsumator !!! – MF, Dogana, ATK duhen të jenë më vigjilente e ” mos t i befasojë bora në mes të dimrit ” ?! – Mjetet e informimit publik duhet poashtu të hulumtojnë ?!