75 Mall Live Search
22:24 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kaçaniku jep mbi 40 mijë euro për shporta të bërllokut

Komuna e Kaçanikut ka lidhur edhe një kontratë në ditët e fundit të këtij viti. Me datën 11 dhjetor, komuna e cila drejtohet nga Besim Ilazi ka arritur marrëveshjen për kontratën “Furnizim me shporta për mbeturina”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 40 mijë e 250 euro, transmeton Indeksonline.

Kontrata në fjalë precizon që shportat për mbeturina të jenë 120 litërshe. Por, që në të njëjtën kontratë mungojnë edhe shumë detaje tjera, si për shembull numri i saktë i tyre. /Indeksonline/