20:14 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kaçaniku kursen energjinë elektrike, fik dritat pas orës 01:00, reagon LDK

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se me qëllim të reduktimit të shpenzimeve të energjisë elektrike për ndriçim publik në territorin e Kaçanikut, është duke implementuar masat e ndryshimit të orarit për ndriçim publik të rrugëve dhe hapësirave publike.

Sipas njoftimit, ndriçimi publik do të zgjatë deri në ora 01:00 pas mesnate.

“Ky ndryshim vie pas analizave të  bëra rreth reduktimit të shpenzimeve mujore të energjisë  elektrike dhe planifikimeve të vazhdueshme për  zgjerim të rrjeteve tjera”, thuhet në njoftimin e postuar në rrjetin social “Facebook”.

Në këtë reduktim nuk përfshihen rrugët “Ismajl Raka”, “Qamil Ilazi’,  “Vëllezerit Çaka”,  “Agim Bajrami”( hyrja e qytetit) dhe “Skenderbeu”.

Lidhur me këtë ka reaguar LDK në Kaçanik, duke thënë se qytetarët meritojnë më shumë.

Reagimi i LDK:

REAGIM

Cili është qëllimi i shtrirjes së ndriqimit publik, estetika e trupave ndriques apo ndriqimi gjatë natës e që luan rol direkt ne jetën e qytetarit.
Po thirren në reduktimin e shpenzimeve, sa është ai reduktim në bazë të këtij vendimi?

Nga ku është marrë ky shembull?

Vetëm në Metropole, vendoset reduktimi një po një jo pas mesnate, e jo TOTALISHT ERRËSIRË!

Qytetari meriton më shumë dhe më mirë.