Kaçaniku me imazh të ri, po ndërtohet çarshia e vjetër

Një pamje mahnitëse pritet ta ketë çarshia e vjetër e qytetit të Kaçanikut.
Një projekt, afro gjysmë milion euro, ka nisur të implementohet.
Kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi përmes një shkrimi në Facebook ka konfirmuar punimet që po zhvillohen aty.
“Çarshia e Vjetër po ndërtohet. Lokalet dhe hapësirat moderne të përshtatura sipas modelit tipik të një çarshie që i duhet Kaçanikut.

Projekti do të jetë dy vjeçar, ndërsa do të kushtoj afër 300 mijë euro. Punimet tashmë kanë filluar. Urime e punë të mbarë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/



