Kaçaniku merr pamje përrallore, pas reshjeve të borës

Ndonëse deri më tani dimri ka qenë i butë, pasditen e sotme moti është karakterizuar me reshje shiu, stuhi e madje disa vende edhe me borë.
Derisa, viset malore po mbushen me borë, edhe në disa qytete të vendit tonë tashmë janë zbardhur.
Përmes këtyre imazheve mund ta shihni Kaçanikun, të cilin bora e ka zbukuruar, duke marrë një pamje përrallore.
E, mot i ngjashëm pritet të jetë edhe ditëve në vijim./Indeksonline



