“Kaçurreli” i Shqipërisë, Tim Civeja vazhdon me gola në Gjermani

Skuadra e Saarbrucken shënoi një tjetër fitore në Bundesliga 3 të Gjermanisë me rezultatin 2:1 ndaj Unterhaching.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja U21, Tim Civeja, shkruan Indeksonline

Civeja po vazhdon me paraqitje të mira në futbollin gjerman. Ai ishte një prej lojtarëve kryesor edhe në suksesin që klubi i tij e pati në DFB Pokal, ku eliminoi Bayern Munich dhe shkoi deri në gjysmëfinale.
22-vjeçari gjatë këtij sezoni me fanellën e Saarbrucken në të gjitha garat, shënoi pesë gola dhe bëri pesë asiste.
Vlera e futbollistit sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 250 mijë euro, por thuhet se 22-vjeçari pritet të bëjë një lëvizje të madhe gjatë afatit të verës./Indeksonline/