75 Mall Live Search
13:38 / E Hënë, 13 Maj 2024 / L K

Kadaj-Bujupi ndan foto krah ish-presidentit Bush

Këshilltarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka ndarë foto krah ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush, përcjell IndeksOnline.

Kadaj-Bujupi shkroi se kujton me krenari kur u nënshkrua deklarata e pavarësisë së Kosovës.

“Nga parlamenti në histori: Të dëshmosh momentin ‘Mjaft më mjaft’ u kthye në ‘Pavarësia është këtu’ me presidentin Bush.

Duke kujtuar me krenari momentin kur u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.