17:09 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi: 100% shtet, koncepti i vendimeve të guximshme, vendime të reja për rininë tonë pas 6 tetorit

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD me numër 9, Donika Kadaj-Bujupi përmes një postimi në Facebook se rinia nuk është vetëm e ardhmja por edhe e tashmja.

Ajo u shprehë se vendime të reja për rinin tonë do të merren pas 6 tetorit, shkruan Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të saj:

Rinia nuk është vetëm e ardhmja. Është e tashmja, para se të jetë e ardhmja. Nëse e shohim vetëm si pjesë të së ardhmes, atëherë të rinjt tanë mund të plaken duke pritur që t’iu vijë momenti.

Kur më, nëse jo sot?

100% shtet është koncepti i vendimeve të guximshme. Vendime të reja për rininë tonë pas 6 tetorit!