11:26 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Kadaj-Bujupi: Gazi në Kuvend ishte për ta mbrojtur Kosovën nga Zajednica

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se gazi i hedhur në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës, por për të mbrojtur atë nga Zajednica.

Kadaj-Bujupi ka thënë se moslejimi i kandidimit të deputetëve është vendim i pakuptimtë.

“Gazi lotesjellës në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës – ishte për ta mbrojtur atë nga Zajednica.
Gazi nuk ishte kundër njerëzve – ishte për t’i mbrojtur qytetarët nga pabarazia që krijohej me Zajednicën.

Gazin nuk e kishim kundër institucioneve – ishte pikërisht për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës.

Prandaj, edhe dënimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qëllimi ishte politik.

Moslejimin e kandidimit të kujtdo që është angazhuar me vetëmohim për mbrojtjen e Republikës, e kam të vështirë ta kuptoj si mbrojtje e integritetit të institucionit. Në fakt është krejt e pakuptimtë”. shkruan Kadaj-Bujupi në reagim.