Kadaj-Bujupi: Haradinaj dha shembull të mirë se si një Kryeministër mund të sillet dinjitetshëm
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se çështjet sfiduese me të cilat është marrë Qeveria Haradinaj prej themelimit, kanë mbuluar qindra vendime që në rrethana kohë e mundësie kanë mbetur nën hije.
Ajo ka thënë se në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajnt janë marrë vendime si për zhvillim ekonomik, duke përmendur projektligjin për paga, miratimin e projektligjit për kryeqytetin, ushtria e vendime tjera të rëndësishme për qytetarët, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Haradinaj na mësoi se Kryeministri i Republikës mund të jetë i dinjitetshëm
Ramush Haradinaj mori drejtimin e
Qeverisë në një kohë të vështirë për Kosovën. Sa ishte në krye të Qeverisë i
është dashur të përballet me tema jashtëzakonisht të rënda, të cilat kanë marrë
vëmendjen e plotë të opinionit.
Çështjet sfiduese me të cilat është marrë Qeveria Haradinaj prej themelimit,
kanë mbuluar qindra vendime të tjera që për rrethana kohe e mundësie kanë
mbetur nën hije.
Kryesisht, sot Ramush Haradinaj njihet si
kryeministri që e ka bërë Kosovën me Ushtri, që ia ka kthyer dinjitetin shtetit
të Kosovës përmes imponimit të taksës mbi produktet serbe dhe si kundërshtari
më i fuqishëm i një ideje të rrezikshme për integritetin territorial të
Kosovës, që sponzorizohej nga Serbia.
Ndër shumë vendime të tjera, Qeveria Haradinaj do të njihet edhe për:
– Miratimin e Projektligjit për Paga në sektorin publik është një prej
vendimeve më të rëndësishme të këtij viti. Përkundër pakënaqësive të disa kategorive
në sektorin publik, Haradinaj me maturi e pjekuri politike arriti një konsensus
midis punëtorëve që marrin paga nga arka e shtetit. Të gjithë punëtorët e
sektorit publik do të përfitojnë rritje të konsiderueshme pagash sapo të nis
zbatimit i këtij ligji
– Qindra vendime që i shërbejnë zhvillimit ekonomik të Kosovës; vetëm gjatë
vitit 2018 janë marrë 15 vendime për formimin e Zonave Ekonomike; është
themeluar Zona e Veçantë ekonomike Amerikane, që përfshinë hapësirë prej 500
hektarësh; është Themeluar Parku Inovativ Trajnues në Prizren, vazhdimësi e
partneritetit ekonomik dhe politik me Gjermaninë, si dhe janë marrë 18 vendime
për kredi ndërkombëtare
– Miratimin e Projektligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, pas shumë
vitesh zvarritjeje për arsye politike. Sot Prishtina ka statusin e merituar,
dhe e ka mundësinë juridike për zhvillim të papenguar
– Miratimin e Projektligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të
Republikës së Kosovës nga viti Shkollor 1990/91 deri në Vitin Shkollor 1998/99.
Mësuesit që sakrifikuan gjatë viteve më të rënda që përjetuam, sot kanë
statusin dhe benefitet e merituara
– Vëmendjen e posaqshme ndaj ruajtjes dhe mbrojtjes së ambientit nga ndotja. Me
iniciativën e Kryeministrit Haradinaj për herë të parë është themeluar Task
Forca për Pastrimin e Kosovës, një aksion 3 mujor që ka përfshirë akterët
kryesor institucional dhe organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtar, me
misionin e vetëm pastrimin e Kosovës.
Rrugëtimi qeverisës i tij u ndërpre për arsye që tashmë i dimë, por Haradinaj
dha shembull të mirë se si një Kryeministër i Republikës mund të sillet
dinjitetshëm edhe në këto rrethana politike dhe ekonomike, si në raport me
kundërshtarët e po ashtu edhe në raport me miqtë e Kosovws.