21:57 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi: Haradinaj nuk lejoi që Trepça të bëhet temë negocimi në dialogun me Serbinë

Ndër suksese të tjera të Qeverisë Haradinaj, sipas deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se qasja e kësaj qeverie ndaj Trepçës, duke e bërë me status dhe duke i hapur xhirollogaritë e kësaj ndërmarrjeje, ka qenë një sukses tjetër i tij.

Ajo në RTV Dukagjini, përballë analistëve politik, po ashtu ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka lejuar që Trepça të jetë subjekt i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Deputetja ka theksuar se pa këtë qasje Trepça do të mund të ishte ende në gjendjen e pashpresë ku ishte vite më parë.

“Hapja e xhirollogarive të Trepçës ka qenë një punë e madhe që ka bërë Haradinaj”, ka thënë ajo.

“E kryeministri as nuk ka lejuar që Trepça të vendoset si temë negociimi mes Serbisë e Kosovës”, ka shtuar Kadaj-Bujupi.