Kadaj-Bujupi: Istogu do ta ketë një hise të rëndësishme në fitoren e koalicionit AAK-PSD
Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Donika Kadaj-Bujupi gjatë ditës së sotshme ka qëndruar në qytetin e Istogut.
Atje ka takuar strukturën e AAK-së. Kadaj-Bujupi tha se u mblodhën me strukturat e AAK-së në Istog për organizimin e fushatës që do të sjellë fitoren, shkruan Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Donika Kadaj-Bujupi:
U mblodhëm me strukturat e AAK-së në Istog, që të koordinohemi për organizimin e fushatës që do ta sjell fitoren tonë në 6 tetor. Ka shumë entuziazëm në mesin e aktivistëve e mbështetësve tanë dhe dëshirë të madhe për fitore, sepse AAK me Kryeminsitrin Haradinaj, janë garanca për Kosovën 100% dhe mundësia reale për zhvillim ekonomik.
Këta aktivistë të palodhshëm, që nuk shihen shumë në publik e para kamerave, janë motori i vërtetë i punës e fitores sonë që do të ndodh në fillim të muajit tetor. Janë njerëzit e mi të zemrës, sepse qëllimet e tyre janë përtej motivacioneve personale. Jam e bindur se Istogu do ta ketë një hise të rëndësishme në fitoren e koalicionit AAK-PSD