75 Mall Live Search
12:41 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi: Jo fletushkë për fushatë, ne kemi program për qeverisje

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit, AAK-PSD, Donika Kadaj Bujupi ishte dje në tri tubimet elektorale të koalicionit që u mbajtën në Ferizaj, Mitrovicë dhe Kaçanik.

Ajo tha se këto tri qytete dolën dje dhe se i besuan premtimeve dhe zotimeve që i kanë dhënë, shkruan Indeksonline.

Tutje, ajo shtoi se koalicioni AAK-PSD ka program qeverisës dhe jo fletushka për fushata.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të saj:

Jo fletushkë për fushatë, ne kemi program për qeverisje

Me numrin 119 Kosova është e sigurtë në kufijtë dhe sovranitetin e saj. Ky është pragu që ne nuk e shkelim asnjëherë. Po në këtë numër të koalicionit AAK-PSD, përfshihen edhe zhvillimi i sektorit privat, sigurimi i të drejtave të punëtorëve, shtesat për fëmijë, unifikimi i sistemit pensional, përkrahja e grave dhe nënave vetëushqyese, paga minimale 250 euro, investimi në arsim e shëndetësi, mbrojtja e mjedisit dhe shteti me qeverisje të mirë.

Mitrovica, Ferizaji e Kaçaniku folën dje. Na besuan jo vetëm për premtimet e zotimet që i dhamë, por më së shumti për 18 muajt e qeverisjes Haradinaj, ku është dëshmuar dija dhe guximi për vendimmarrje.

Image may contain: 13 people, people smiling, people standing, beard and indoor