16:20 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi ka një thirrje për Ministrin e Punëve të Brendshme për rastin e mbrëmshëm në Gjakovë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar lidhur me krimin e dyfishtë të bërë mbrëmë në Gjakovë.

Kadaj-Bujupi ka kërkuar që urgjentisht Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi të merret me rastin dhe që shkelësit të trajtohen si bashkëfajtor në këtë tragjedi, transmeton Indeksonline.

“Është koha që përtej fjalëve të marrim gjithsecili përgjegjësinë që na takon, e të angazhomi për t’i dhënë fund rasteve të tilla, kaq të shpeshtuara në vendin tonë. Thërras ministrin Bejtush Gashi që urgjentisht të merret me rastin duke evidencuar shkelësit dhe të njëjtit të trajtohen si bashkëfajtor në këtë tragjedi”,ka shkruar ajo./Indeksonline/