75 Mall Live Search
19:52 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi: ‘Këndi i kurajos’ do të jetë mesazh ndërkombëtarë për krimet e pandëshkuara

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi është shprehur të jetë e lumtur që sot u bë realitetet projekti “Këndi  i Kurajos”

E lumtur që sot po bëhet realitet projekti i «Këndit të Kurajos» në hapësirat e Kuvendit të Republikës. Falënderoj më këtë rast të gjithë ata të cilët më kanë ndihmuar për këtë kontribut të vogël për të kujtuar një krim të madh siç ishte dhuna seksuale gjatë luftës së fundit.

Sic ka thënë Kadaj-Bujupi në “Këndin e Kurajos” do të ekspozohen punimet e viktimave të dhunës seksuale. Institucionet publike janë hapësira ku qytetarët duhet të gjejnë përfaqësimin politik në të tashmen, por edhe kujtesën për të kaluarën. Aty duhet të gërshëtohet puna me devotshmëri e institucioneve, për të tashmën dhe të ardhmen e vendit tonë. Aty duhet të gjindent sakrifica e grave dhe burrave që mundësuan gjithçka që sot kemi.

“Ekspozimi i punimeve të grave shqiptare, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është respekt dhe nderim për kurajon e tyre për të triumfuar mbi vuajtjen. Eshte promovim i krijimeve aq të bukura dhe të vlefshme që nuk nderojnë vetëm krijueset, por edhe vetë institucionet ku ekspozohen. Këto krijime i shtojnë vlerë institucioneve tona të cilat u krijuan me mund e me gjak”., ka shkruar Kadaj-Bujupi.