13:33 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi publikon emra për punësimet në PTK

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka folur në seancën e sotme rreth keqpërdorimeve në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Ajo ka akuzuar dy partitë opozitare, LDK-në dhe VV-në, rreth punësimeve që edhe këto i kanë në këtë kompani gjigante. Madje ,deputejta ka përmendur edhe emra rreth punësimeve në PTK .

“Ky Kuvend i ka nxjerr diku rreth 150 rezoluta. Çdo herë që kemi kërku përgjegjësi për një rezolutë na është thënë se rezolutat nuk janë obligative.  Asnjëherë, bash asnjëherë asnjë kryeministër s’ka ardhë në seancë me ju përgjigj kërkesave apo rekomandimeve për ndonjë rezolutë”, ka deklaruar ajo.

Sipas deputetes nga Istogu, marrja e dividentes edhe atëherë kur Telekomi ka operuar me humbje ishte vendim i ish-ministrit, Avdullah Hoti.