Kadaj- Bujupi: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çdo gjykim padrejtësi ndaj popullit tonë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi thotë se aspirata e shqiptarëve për liri dhe pavarësi merr formë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas saj, UÇK-ja përfaqësonte vullnetin e popullit të shtypur, lufta e saj ishte e drejtë, sepse qëllimet e saj ishin të tilla.
Shkrimi i saj i plotë në Facebook:
Aspirata e shqipëtarëve për liri e pavarësi merr formë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK përfaqësonte vullnetin e popullit të shtypur, lufta e saj ishte e drejtë sepse qëllimet e saj ishin të tilla. Çdo gjykim i kësaj lufte është padrejtësi ndaj popullit tonë.