18:06 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi: Nënat e dëshmorëve, nënat më të forta, më të guximshmet e më inspirueset

“Nënat e dëshmorëve janë nënat më të forta, janë gratë më të guximshme e më inspiruese”. Kështu e filloi shkrimin kandidatja për deputete, Donika Kadaj Bujupi.

“Kështu është edhe Nëna Fazë, nëna e dëshmorit të kombit Sokol Sejfiaj”, vazhdoi më tej Kadaj Bujupi, shkruan Indeksonline.

Donika tha se Nëna Fazë rrezaton mirësi e dashuri, përkundër vuajtjeve për djalin që veten e shkriu për lirinë tonë.

Me Haradinajn kryeministër, Donika tha se do të jenë mur i gjallë për mbrojtjen e kufijve dhe sovranitetit të shtetit tonë 100%./Indeksonline.

Postimi i plotë:

“Nënat e dëshmorëve janë nënat më të forta, janë gratë më të guximshme e më inspiruese. Kështu është edhe Nëna Fazë, nëna e dëshmorit të kombit Sokol Sejfiaj. Ajo rrezaton mirësi e dashuri, përkundër vuajtjeve për djalin që veten e shkriu për lirinë tonë.

Plagët tona janë ende të freskëta, prandaj nuk do të shkojmë kundër vullnetit të dëshmorëve e martirëve. Me Ramush Haradinajn Kryeministër do të jemi mur i gjallë për mbrojtjen e kufijve dhe sovranitetit të shtetit tonë 100%.”