Kadaj-Bujupi për fëmijët e vrarë gjatë luftës: Drejtësia për ta do të vie një ditë

Pas seancës solemne për ndër të Ditës së Çlirimit, deputetët në krye me kryetaren e Kuvendit, kanë mbjellur 1.133 lule, në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës.
Deputetja nga AAK-ja, Donika Kadaj-Bujupi shpreson se drejtësia për ta do të vie një ditë, shkruan Indeksonline.
“Lulet e bardha sot, simbolizojnë pafajsinë e fëmijëve, të rënë 21 vite më parë.
Le të vazhdojmë të shpresojmë që drejtësia për ta do të vie një ditë.
Lavdi dëshmorëve e falemnderim cdo ushtari të UCK-së,
Kosova nuk do të bëhej pa ju!”, u shpreh Kadaj-Bujupi përmes një shkrimi në Facebook.