23:50 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi: Perballë Serbisë duhet të jemi bashkë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka sulmuar ish-kolegët e saj në Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kadaj-Bujupi, gjatë një paraqitjeje në televizionin T7, i ka akuzuar LDK-në dhe VV-në se po e mbrojnë presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“LDK e VV po ia bëjnë argatin Hashim Thaçit”, është shprehur ajo.