15:36 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi përjashtohet nga seanca për shkak të pyetjeve për komandat Lekën

Gjyqtari Beqir Kalludra ka urdhëruar që deputetja Donika Kadaj-Bujupi të largohet nga seanca për shkak të pyetjeve ndaj dëshmitarit Nuredin Ibishi.

Ajo i tha dëshmitarit Ibishi se ka marrë dekoratë në kohën kur ka qenë polic i njëssië sepciale kur janë torturuar shqiptarët.

Nuredin Ibishi deri në vitin 1990 ka qenë polic i MPB  të ish-Jugosllavisë.

Ai mandatin e kaluar ka qenë deputet nga radhët e LDK-së ndërsa gjatë kohës së luftës ka qenë komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.

Katër deputetët e VV-së Donika Kadaj-Bujupi, Albin Kurti, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.