75 Mall Live Search
20:23 / E Martë, 09 Shtator 2025 / MSH

Kadaj-Bujupi ripërsërit qëndrimin e presidentes, pas vendimit të Kushtetuesës: Mos të bllokohet legjitimiteti demokratik

Këshilltarja e presidentes Osmani , Donika Kadaj-Bujupi, ka ripërsëritur deklaratën e presidentes, duke thënë se vullneti i qytetarëve nuk mund të pezullohet me masë të përkohshme.

Duke iu referuar vendimit të Kushtetueses, Kadaj-Bujupi thotë se thirrja në kinse argumente procedurale nuk mund të përdoret si mekanizëm bllokimi i legjitimetit demokratik, transmeton IndeksOnline.

“Çdo tendencë për bllokim të konstituimit të Kuvendit, është tendencë për pezullim të demokracisë, tempull i së cilës është pikërisht ky institucion. Edhe njëherë theksoj rëndësinë e precedentit të cilin Gjykata Kushtetuese pritet ta vendosë me aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit, me shpresën që e drejta dhe Kosova të peshojnë më së shumti në kanarin e kësaj Gjykate” deklaroi ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

Veto Republikes – nuk kalon!

Vullneti i qytetarëve nuk pezullohet me masë të përkohshme. Ai merr formë e jetësohet përgjate historisë së rezistencës e sakrificave të popullit tonë. Sot, vullneti i qytetarëve rikuptimësohet si Sovranitet i Republikës – bartës i së cilit është Kuvendi i Republikës së Kosovës

Thirrja në kinse argumente procedurale nuk mund të përdoret si mekanizëm bllokimi i legjitimetit demokratik. Sepse parakusht i demokracisë eshte barazia, e barazi eshte barazia për të gjithë. Mbi këto themele ndërtohet Republika e Kosoves.

Çdo tendencë për bllokim të konstituimit të Kuvendit, është tendencë për pezullim të demokracisë, tempull i së cilës është pikërisht ky institucion. Edhe njëherë theksoj rëndësinë e precedentit të cilin Gjykata Kushtetuese pritet ta vendosë me aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit, me shpresën që e drejta dhe Kosova të peshojnë më së shumti në kanarin e kësaj Gjykate.