19:40 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi: Sot i ndodhi një nxënëseje, nesër mund t’i ndodh çdokujt

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar lidhur me rastin e shfrytëzimit seksual të një vajze të mitur nga komuna e Drenasit.

Kadaj-Bujupi ka thënë se gruaja përcaktimin gjinor e ka nga shoqëria rrjedhimisht edhe stereotipin si e dobët dhe e pambrojtur.

Tutje ai ka shtuar se është i papranueshëm dhunimi i shumëfishtë që i është bërë të miturës nga Drenasi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Gruaja përcaktimin gjinor e ka nga shoqëria rrjedhimisht edhe stereotipin si e dobët dhe e pambrojtur. Sociopatia nuk njeh gjini, por tash e sa kohë, ky çrregullim mendor është shndërruar në armë shkatërruese kundër grave. Është i papranueshëm dhunimi i shumëfishtë që i është bërë të miturës nga Drenasi. Për këtë, ftoj organet relevante që ta trajtojnë me përpikmëri këtë rast.

Si njeri, si grua, si nënë, si motër dhe si deputete e Kuvendit të Kosovës, bëj thirrje që bashkërisht t’i luftojmë këto fenomene të trishta. Sot i ndodhi një nxënëseje, nesër mund t’i ndodh çdokujt. Qoftë ky rasti i fundit!